‘Super hajni’ i shumëkërkuar nga Prizreni përfundon më në fund në burg, familja e dorëzon në Polici

‘Super hajni’ i shumëkërkuar nga Prizreni përfundon më në fund në burg, familja e dorëzon në Polici

I shumëkërkuari nga organet e rendit, ‘super hajni’ 19-vjeçar nga Prizreni, Edison Ademaj, ka rënë sot në prangat e Policisë.

Edhe pse i ri, ai ka të kaluar kriminale, të pasur me plot vepra penale.

Vjedhja është një ndër veprat, të cilën e ka kryer me dhjetëra herë dhe për njërin rast është dënuar me burgim, raporton Gazeta Sinjali.

I riu ka qenë në kërkim policor në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ademaj është arrestuar pak pas mesnate, në shtëpinë e tij në Prizren, pasi familja e ka njoftuar Policinë se do ta dorëzojnë. I njëjti është shoqëruar në stacion policor, e më pas është dërguar në Emergjencën e Prizrenit për kontroll mjekësor.

Pasi që janë përfunduar proceduarat, 19-vjeçari është dërguar në burgun e Prishtinës për ta vuajtur dënimin me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 vit e 15 ditë pasi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Në linqet e mëposhtme gjeni detajet për shumë raste për të cilat dyshohet Edison Ademaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Related Articles