Super pasim nga portieri Ederson te Sterling – anglezi tenton të shënojë me thembër, por Mendy ishte në vend

Super pasim nga portieri Ederson te Sterling – anglezi tenton të shënojë me thembër, por Mendy ishte në vend

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat po del të jetë shumë interesante, raporton Gazeta Enigma.



Që në minutat e para të dy skuadrat kishin rastet e veta.

Fillimisht në minutën e tetë të takimit, portieri Ederson, jep një pasim nga porta në portë për Raheem Sterling.

Anglezi pranoi topin në hyrje të zonës, por aksioni iu ndërpre nga RC James, por Sterling nga topi i kthyer tentoi të shënojë me thembër, por që u ndal nga portieri Eduoard Mendy.

Mënjeherë pas disa sekondave edhe Chelsea kishte rast të mirë, por Timo Werner nuk goditi bukur. /Gazeta Enigma/

Related Articles