Mitrovica njihet si vend i sportit e me theks të veçantë futbolli dhe basketbolli.
Në Finlandë është duke u rritur edhe një futbollist i cili premton shumë në botën e futbollit.
Fation Haxhiu, vetëm 16-vjeçar është duke shkëlqyer në futbollin finlandez me skuadrën e FC Honkës.
Haxhiu këtë javë është grumbulluar dhe nga Finlanda U16 ku ka pasur paraqitje fantastike, raporton Gazeta Enigma.
Fationi luan si sulmues i krahut dhe mesfushor.
Gazeta Enigma mëson se pas paraqitjeve fantastike të Haxhiut, ka filluar interesimi nga shumë skuadra në Evropë për të.
Gazeta Enigma sjell një video të futbollistit Haxhiu: