Jo çdo ditë ndodh që të shihni një superjaht gjigant duke kaluar nëpër kanalet e ngushta të Holandës. Fotografi Tom van Oossanen kapi skenat mahnitëse, ndërsa Projekti 817, një anije 94 metra e gjatë, e ndërtuar nga kantieri holandez ‘Feadship’, u transportua nga ishulli Kaag në Detin e Veriut në Roterdam javën e kaluar.
Në një seri imazhesh mahnitëse, anija gjigante drejtohet përmes ujit me rimorkiato, duke kaluar mes shtëpive dhe kishave, ndërsa turmat shikojnë me habi pasi jahta si e tillë ishte unike edhe për qytetarët holandezë.
Sipas Oossanen, rreth katër deri në gjashtë superjahte transferohen përgjatë këtyre kanaleve çdo vit përpara se të shkojnë për prova detare, të cilat zakonisht zhvillohen në Amsterdam. Sidoqoftë, pak janë aq të mëdhenjë sa Projekti 817.