Superkupa e Kosovës luhet më 20 janar në Antalia

Superkupa e Kosovës luhet më 20 janar në Antalia


Për vitin e tretë rresht, finalja e Superkupës së Kosovës do të mbahet në Antalia të Turqisë.

Në këtë ndeshje që do të luhet më datën 20 janar të vitit të ardhshëm, do të përballen Ballkani dhe Prishtina.

Ekipi i Prishtinës nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur datën e zhvillimit të ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës. Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23, ndërsa Ballkani kampion në fuqi.

Aktualisht, Ballkani prinë këtë edicion në kampionat me 39 pikë të mbledhura, 13 më shumë se Prishtina, e cila ka dy ndeshje më shumë të luajtura dhe stinorin vjeshtore e ka përfunduar në pozitën e pestë në tabelë.

Ballkani gjatë kësaj jave do ti luajë dy ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor me Dritën dhe Gjilanin.

Related Articles