Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot ka bërë të ditur se kanë marrë vendim se ku do të zhvillohet Superkupa e Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit.
KE ka bërë të ditur se pas konsultimeve me FC Ballkanin dhe FC Llapin është marrë vendimi që Superkupa të luhet në Turqi.
Superkupa Ballkani – Llapi do të luhet më 21 janar në Atalia të Turqisë, raporton Gazeta Enigma.
“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023”, thuhet në njoftimin e FFK-së.