Superliga e Kosovës rikthehet me disa ndeshje shumë interesante

Superliga e Kosovës rikthehet me disa ndeshje shumë interesante

Skuadra më e trofeshme në vend, udhëton në Suharekë për t’u përballur me ekipin më të suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kampioni aktual, Ballkani, është nikoqir i Prishtinës, në xhiron e pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja skuadrat deri tani kanë grumbulluar nga shtatë pikë, veçse kryeqytetasit e kanë një ndeshje më pak, pasi dueli me Dritën ishte shtyer, si shkak i kampanjës evropiane të gjilanasëve.

Kjo super përballje zhvillohet të shtunën me fillim në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në platformë gjigante, Art Motion dhe televizionin numër një në vend

Edhe rivali i qytetit i portokall e zinjëve, luan të shtunën si mysafir i Ferizajit.

Vetëm një ditë më pas vjen edhe një ndeshje e madhe kampionale.

“Intelektualët” udhëtojnë në Podujevë për t’u ballafaquar me “Legjendat”.

Nga ana tjetër, Gjilani e pret Feronikelin ’74 kurse Dukagjini në Klinë sfidohet nga Malisheva.

Të gjitha ndeshjet nga kjo xhiro do të fillojnë nga ora 15:00.

Related Articles