Këtë të shtunë është në program për t’u zhvilluar një takim në kuadër të javës së 28-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Xhiro e 28-të fillojë dje (e premte) me dy ndeshje, ku Ballkani fitoi thellë 5-0 në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Ferizaj e mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 1-0.
Sot është në orar vetëm një ndeshje, ndërsa nesër (e diel) janë dy tjera për të kompletuar xhiron e 28-të.
Ndeshja e vetme gjatë ditës së sotme është ajo në mes të Suharekës dhe Prishtinës, e cila pritet të luhet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 15:00.
Vendasit nga Suhareka synojnë pikët për t’i ikur pozitave të rrezikshme, teksa prishtinasit duan pikë për të prekur vendet që dërgojnë në Evropë.