Superliga e Kosovës vjen sot me vetëm një ndeshje në program.
Feronikeli ’74 dhe Malisheva do të përballen në ndeshjen e parë të xhiros së 13-të.
Skuadra e drejtuar nga Xhengiz Rexhepi vjen pas një humbje nga Gjilani, kurse Malisheva e mposhti Prishtinën me shifrat 1 me 0.
Ky takim zhvillohet në ora 13:00, kurse ndeshja tjetër e planifikuar për sot mes Gjilanit dhe Ballkanit është shtyrë.