Superliga e futbollit do t’i ofrojë dy ndeshje derbi sot, në kuadër të xhiros së 32-të.
Dy ndeshje të zjarrta na presin duke filluar nga ora 15:00.
Dueli kryesor pa diskutim do të jetë ai mes Ballkanit me Prishtinën.
Therandasit nuk kanë më vend për gabime nëse duan të mbesin në hap me titull të kampionit pasi e shohin veten në pozitën e dytë me një pikë më pak se liderja, Drita.
Nga ana tjetër, finalistja e Kupës, Prishtina do të kërkojë pikë në Suharekë për të mbetur në hap me Gjilanin, i cili është i treti, pozitë kjo që çon në Evropë.
Ndërkaq, liderja Drita do ta vizitojë Llapin.
Llapjanët, edhe pse ne vendin e gjashtë, nuk janë dorëzuar ende dhe do ta synojnë Evropën deri në fund përmes kampionatit, pasi këtë radhë u eliminuan nga Kupa.
Edhe “Intelektualët” i kanë bërë llogaritë e tyre dhe nga “Zahir Pajaziti” duan të kthehen me pikë të plota për ta ruajtur pozitën e lidershipit.