Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së 29-të.
Kjo xhiro, e cila pritet të jetë e zjarrtë, nis të shtunën pasdite me tri ndeshjet e para të kësaj fundjave.
Prishtina-Ferizaj është sfida kryesore e ditës së shtunë, ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Duel interesant pritet të luhet edhe në ‘Riza Lushta’, ku Trepça i bën ‘konak’ Llapit, derisa Malisheva në shtëpinë e tyre ballafaqohet me Gjilanin.
Kryendeshja e xhiros së 29-të luhet të dielën pasdite në Klinë, mes Dukagjinit dhe Dritës, ku klinasit tashmë kanë hyrë në garë për të siguruar një vend që çon në Evropë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani luan në transfertë te Drenica e Skenderajt, në një sfidë ku fitorja është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të fillojnë nga ora 15:00.
Superliga/Java e 29-të
Të shtunën takohen:
Prishtina-Ferizaj
Malisheva-Gjilani
Trepça ’89-Llapi
Të dielën takohen:
Dukagjini-Drita
Drenica-Ballkani