Superliga vazhdon edhe sot, vëmendja në Podujevë

Superliga vazhdon edhe sot, vëmendja në Podujevë

Këtë të shtunë janë në program për t’u zhvilluar dy përballje shumë të forta në kuadër të javës së 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Xhiro e 26-të përmbyllet sot me këto dy ndeshje, pasi të enjten është luajtur një dhe të premten dy të tjera.

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të dy rivalëve të viteve të fundit, Llapit dhe Ballkanit, e cila do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi në këtë xhiro hyn pas fitores 2-0 ndaj Suharekës në ndeshjen e fundit, ndërsa gjendet në pozitën e 9 dhe rrezikon rënien nga liga. Në anën tjetër, Ballkani duket se e ka siguruar Evropën, duke qenë në vendin e dytë në tabelë.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Ferizaj është nikoqir i Dukagjinit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Dy skuadrat kanë nga 32 pikë, ndonëse në pozita të ndryshme tabelare. Ferizaj gjendet në të 6-tën, kurse Dukagjini në të 8-tën. Të dyja luftojnë për mbijetesë.

Related Articles