Këtë të diel do të zhvillohen dy sfida në kuadër të Superligës së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Përballja më interesante është ndërmjet Ferizajt dhe Drenicës. Vendasit janë bërë me trajner të ri dhe synojnë ta nisin me ‘këmbë të mbarë’ derisa Drenica me Bylbyl Sokolin gjithashtu i kërkon vetëm pikët e plota për të qëndruar në pjesën e lartë të tabelës.
Ndeshja tjetër është ndërmjet befasisë së këtij sezoni, pra Dukagjinit, që nën urdhrat e Ismet Munishit e presin Prishtinën e Re.
Pas humbjes nga Drita, Dukagjini ka rastin e artë për t’i fituar pikët e plota dhe të ngjitët në pozitën e dytë në tabelë, kurse Prishtina e Re lehtë mund t’i ikë zonës së rrezikshme. Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.