Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë dritën jeshile Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Shaqir Totajn si kryetar të Prizrenit.
Në përgjigjen që Gjykata Supreme i ka kthyer KQZ-së, ka treguar se deri sot nuk kanë marrë asnjë ankesë në lidhje me këtë temë dhe KQZ-ja është e lirë që të certifikojë Totajn si kryetar të ri.
“E gjithë kjo shtyrje ka ndodhur pasi që Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar në PZAP për parregullsi, ankesë e cila i ishte kthyer mbrapa kësaj partie nga ky organ. Por, Totaj nuk është certifikuar akoma nga KQZ për shkak të pritjes se mos një ankesë e tillë ka shkuar edhe në Gjykatën Supreme. Supremja ka treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe KQZ mund të vazhdojë me procedurat e saj”, thuhet në një njoftim që PDK-ja u ka dërguar mediave./Gazeta “Enigma”/