Gjykata Supreme ia ka refuzuar serish ankesën kandidatit për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.
Suma ka kërkuar që të anulohet procesi i zgjedhjeve në Han të Elezit dhe që kjo komunë të shkojë në rivotim.
“Është refuzuar si e pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të Komunës në Han të Elezit, Rufki Suma kandidat i pavarur, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Procesi i Votimit për Zgjedhjet Lokale të datës 17.10.2021, vetëm për kryetar Komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në vendimin e Supremes. /Gazeta “Enigma”/