Surroi: Brenda procesit të normalizimit udhëhequr nga BE-ja, do të pritej që Serbia t’ua dorëzon Radojçiqin autoriteteve të Kosovës

Surroi: Brenda procesit të normalizimit udhëhequr nga BE-ja, do të pritej që Serbia t’ua dorëzon Radojçiqin autoriteteve të Kosovës

Pasi që Milan Radoiçiqi ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmet ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, ka reaguar publicisti Veton Surroi.

Sipas tij pranimi nga ana e Radoiçiqit se ai ka marrë pjesë në këtë sulm, është një test i ri për ndërkombëtarët.

Surroi ka thënë se brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, Serbia do të duhej t’ua dorëzonte autoriteteve të Kosovës Radoiçiqin, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj.

“Radoiçiq merr përgjegjësinë për sulmin në Banjskë. Brenda procesit të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja do të pritej që autoritetet e Republikës së Serbisë t’ua dorëzonin atë autoriteteve të Republikës së Kosovës, për krimet e kryera brenda juridiksionit të saj. Një test i ri për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Surroi në rrjetin social X.

Related Articles