Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Halit Gërbeshi, është suspenduar nga puna.
Largimi nga puna vjen pasi Gërbeshit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pasi ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës informon opinionin se pas njoftimit për ndalimin e Dr. Halit Gërbeshit U.D. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj prej 48 orësh nga Prokuria Themelore e Ferizajt, i njëjti është larguar përkohësisht nga puna, ka njoftuar SHSKUK-ja.
“Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit”, përfundon njoftimi./Gazeta Enigma/