Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar policin me iniciale R. Sh. i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur të moshës 15 vjeçare në Kamenicë e cila dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se ditë më parë Departamenti i Hetimeve ka pranuar një informacion që kishte të bëjë me një dyshim se një zyrtar policor ka kryer veprën penale “sulm seksual”.
“Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore”. thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i IPK-së:
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ditë më herët kishte pranuar një informacion sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor (i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan) kishte kryer veprën penale “sulm seksual”.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan hetuesit e IPK-së kanë filluar procedurën hetimore që ka përfshirë edhe autorizimin e përdorimit të masave të fshehta të hetimit.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi në bazë të të cilave dyshohet se zyrtari policor ka kryer veprën penale të “sulmit seksual” dhe i njëjti dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti (një e mitur)
Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.