Sveçla: Do të angazhohemi maksimalisht që zjarrfikësit të trajtohen dinjitetshëm

Sveçla: Do të angazhohemi maksimalisht që zjarrfikësit të trajtohen dinjitetshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, ka thënë se të njëjtit na mësojnë mbi përkushtimin, angazhimin dhe sakrificën.

Ai tutje ka thënë se janë në dijeni për punën sfiduese që ata bëjnë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se përveç punës sfiduese, zjarrfikësit ballafaqohen edhe me probleme të mëdha të cilat e kërkojnë dhe do ta kenë ndihmën tonë. Përveç përmirësimit të kushteve të punës, do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi i tyre juridik”, ka thënë Sveçla.

Ministri ka thënë se “si institucione të vendit do të angazhohemi maksimalisht që zjarrfikësit tanë të trajtohen me dinjitet, ashtu siç ata bëjnë punën e tyre çdo ditë, në shërbimin tone”.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Ata na mësojnë mbi përkushtimin, angazhimin e sakrificën. Ne jemi të…Posted by Xhelal Sveçla on Tuesday, May 4, 2021

Related Articles