Sveçla: Kryetarët e rinj të komunave në veri do të shkojnë në vendet e punës

Sveçla: Kryetarët e rinj të komunave në veri do të shkojnë në vendet e punës
Xhelal Sveçla, Ministri i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se do t’u përgjigjen të gjitha kërcënimeve që vijnë nga Serbia dhe grupet kriminale të Millan Rodojiçiqit pas zgjedhjeve të së dielës në komunat veriore.

Në transmetuesin publik, Sveçla tha se kryetarët e rinj do të shkojnë në punë dhe nuk do të mund t’i pengojë askush.

“Prej momentit që rezultatet certifikohen ata janë kryetarë legjitim komunash dhe patjetër do të shkojnë në vendin e tyre të punës, patjetër do të udhëheqin me ato komuna dhe patjetër do të kenë sukseset, por edhe dështimet, sikurse i ka secila udhëheqje komunale gjithandej Kosovës dhe nuk e di pse kjo është e diskutueshme”, ka theksuar Sveçla.

“Absolutisht, forcat e sigurisë janë aty për të siguruar secilin qytetar e posaçërisht institucionet e Republikës së Kosovës. Çfarë ka aty të jashtëzakonshme. Sa herë që kryetarët e komunave kanë pasur problem policia e Kosovës ka qenë në dispozicion të tyre. Edhe për probleme shumë të vogla, edhe për tezga në rrugë policia e Kosovës është kujdes që institucionet komunale të kenë mbështetjen e saj, e mos të flasim për kryetarët e komunave apo drejtorët komunal”, ka nënvizuar ministri i Punëve të Brendshme.

Related Articles