Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë për suksesin e aksionit të përbashkët, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal që ishte i përfshirë në trafikun e armëve.
“Vetëm duke bashkëpunuar dhe jo duke përkrahur krimin, vendet tona ecin përpara drejt rajonit stabil e të integruar në BE”, ka shkruar ndër të tjera ministri në Facebook, shkruan Gazeta Enigma.
Nga ky aksion u konfiskuan 64 armë zjarri, e mbi 20 shtetas nga Kosova e Shqipëria u arrestuan.
Lidhur me këtë, Sveçla tha se ky është një shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy policive./GazetaEnigma/