Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla ka njoftuar për vatrat që u përshinë nga zjarri, për çka tha se janë duke punuar me kapacitetet të plota për ta shuar zjarrin dhe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në ato zona, raporton Gazeta “Enigma”.
Sveçla thotë se kanë hasur në raste kur zjarri është vënë qëllimshëm, ku deri tani janë arrestuar dy persona.
Postimi i plotë:
Që nga e premtja zjarret kanë kapluar disa lokacione në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka aktivizuar menjëherë Qendrën Operative e cila aktualisht është duke koordinuar të gjitha veprimet e ekipeve reaguese në terren.
Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i janë duke punuar me kapacitete të plota për të shuar vatrat e zjarrit, duke bërë çmos për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në këto lokacione.
Vetëm dje gjatë ditës, kemi pasur vatra aktive të zjarrit në këto komuna:
• Suharekë: Bukosh, Krushicë, Gjinovc, Reqan, Shirokë, Dubravë dhe Vraniq
• Gjakovës: Nec dhe Babaj të Bokës
• Prizren: bjeshkët e Oshllakut
• Pejë: Shtupeq
• Malishevë: Kravasari
• Artanë: Parallovë
• Mitrovicë e Veriut: Kushtovë e Vllahisë