Sveçla pas rastit së 18-vjeçares: S’do të ketë ndërhyrje nga lart, përveç këmbënguljes së zbardhjes së drejtësisë

Sveçla pas rastit së 18-vjeçares: S’do të ketë ndërhyrje nga lart, përveç këmbënguljes së zbardhjes së drejtësisë

Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtuar konferencë për media në lidhje me rastin e 18-vjeçares së u vra nga i dyshuari Dardan Krivaqa, të dielën e 22 gushtit, raporton Gazeta Enigma.

Sveçla ka falenderuar qytetarët të cilët ndihmuan Policinë mbi vendodhjen e të dyshuarit, derisa ka falenderuar edhe Policinë për mobilizimin e kapjes së të dyshuarit.

“Përgjatë gjithë këtyre muajve të angazhimit tonë është i pashmangshëm fakti se persona të tillë janë sjellur gjithmonë të pa prekshëm dhe si të tillë kanë ndërhyrë edhe në sisremin e drejtësisë”

“Janë krijuar banda e klane që për përfitime të tyre nuk ju ka interesuar humbja e jetës apo prona e qytetarëve. Nuk do të lejojmë më ndërhyrje të tilla dhe asnjë ndikim tjetër sepse nuk do të ketë më ndërhyrje nga lart por vetëm kërkim të drejtësisë”.

Ai ka njoftuar se njerëzve që u kanë duartrokitur veprat kriminale, tanimë nuk do të ketë ndërhyrje nga lart përveç këmbënguljes së zbardhjes së drejtësisë.

Ndryshe, ministri ka kërkuar  angazhim maksimal të Policisë, ndonëse ka theksuar se derisa ishte në varrimin e të ndjerës, bashkë me drejtorin e Policisë në rajonin ka kërkuar raporte të detajuara të të dyshuarve.

Ministri u pyet për lokacionin dhe se ku do të vendosen afganët, ai tha se ende po shihen mundësit, përderisa ka përjashtuar vendosjen e tyre në Qendrën e Studentëve

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me ShBA-në dhe me NATO-n në mënyrë që atë që kemi deklaruar se jemi aleat do të jemi pjesë e lehtësimit të kësaj situate”.

“Si Qeveri kemi marrë vendimet e duhura për strehimin e tyre të përkohshëm në Kosovë. Kemi bërë edhe planet strategjike”.

Related Articles