Sveçla për familjarët e policëve të kidnapuar: Menaxhmenti i policisë është në kontakt të vazhdueshëm

Sveçla për familjarët e policëve të kidnapuar: Menaxhmenti i policisë është në kontakt të vazhdueshëm

Xhelal Sveçla, në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka deklaruar se menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet e policëve të kidnapuar dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm, raporton Gazeta Enigma.

Sveçla, u shpreh se edhe gjatë ditë do të kontaktojnë me familjarët për të shprehur solidaritetin dhe për të parë për nevoja eventuale.

“Në momentin që është ditur pak a shumë se çfarë ka ndodhur, menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet dhe është në kontakt të vazhdueshëm. Ne gjatë ditës do të kontaktojmë me familjarët për të shprehur solidaritetin normalisht me ta edhe për të parë për nevoja eventuale”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma

Related Articles