Sveçla viztion Jarinjën, Bërnjakun dhe pikat tjera që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit

Sveçla viztion Jarinjën, Bërnjakun dhe pikat tjera që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, ku pa nga afër punën e zyrtarëve policorë të policisë kufitare.

I pari i MPB-së, bëri të ditur se gjatë vizitës në veri të vendit, ka shkuar edhe në stacionet e reja policore që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit.

“Me përgjegjësit por edhe gjithë zyrtarët policor prezent, biseduam lidhur me ecurinë e punës, vështirësitë dhe nevojat që kanë dhe u zotuam që me angazhimin e gjithë faktorëve relevant, vështirësitë të tejkalohen dhe nevojat të plotësohen”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook, raporton Gazeta Enigma.

Sveçla ka falënderuar zyrtarët policorë për punën, vigjilencën dhe përkushtimin, që sipas tij po e bëjnë, për ruajtjen e kufijve të Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles