Gazetari, Valon Syla thotë se paratë e ndara nga qeveria për subvencionim të energjisë elektrike do të shkojnë tek Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas Sylës, prej atje importohet energjia elektrike dhe Qeveria duhet ta tregojë këtë.
Po ashtu, ai tha se BE-ja ka dhuruar para për të blerë filtera për termocentralet në mënyrë që të mos ndotet ajri.
“Nuk kanë lënë të mbarohen kapacitet e reja. Tash sa na kushton ky 132 milionësh. Borrelli i dha Kurtit 100 milionë që të blejë filtera, ai i dhuroi ato për filtera dhe tha merrni ju këto e leni burimet e ripërtrishme. Por lëni këto. Këto para shkojnë në Republikën Serbe. Këta e dinë. E importojmë prej atje shumicën. Me këto 75 milionë, këto shkojnë shumica në Republika Serbe. Heroi i prodhimeve vendore Albin Kurti po blen rrymë nga Republika Serbe. Tash paguajeni 56% më shumë. Nga ai grup i interesit, mafia e energjisë që e akuzonin”, tha ai.
Syla po ashtu tha se me tarifat e reja, qytetarët e Kosovës do të paguajnë rrymë pothuajse sa ata të kryeqytetit të Francës, Parisit.
“Rryma në Kosovë veç 2 centë më e lirë se në Paris”, shtoi ai. /Gazeta Enigma/.