Gazetari kosovar, Valon Syla, ka dhënë komentet e tij lidhur me takimet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Syla ka thënë se ani pse kryeministri Kurti po duket i relaksuar, po pret që Vuçiq të gabojë.
“Kurti po duket i relaksuar, por siç thoshte Dardan Molliqaj, kur Kurti qesh i ka punët më së keqti”, tha ai në Pressing.