Syla: Ministrja Gërvalla duhet të jap dorëheqje ose ta shkarkojë Kurti, pësoi debakël në OKB

Syla: Ministrja Gërvalla duhet të jap dorëheqje ose ta shkarkojë Kurti, pësoi debakël në OKB

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ministrja e jashtme të Kosovës duhet të japë dorëheqje ose të shkarkohet.

Syla komentoi deklaratën e Ivica Daçiqit në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku ia përmendi Gërvallës deklaratat e saj se Veseli e Thaçi kanë kryer krime të luftës.

“Kanë menduar se do të akuzojnë njëri-tjetrin pa prova, por harruan se me këto merren edhe shtete tjera. Kështu pësoi edhe debakël në qendrën më të madhe të takimit të kombeve në botë. Duhet të japë dorëheqje menjëherë”, tha ai.

“Po shkojnë në një vizitë në Gjermani e po dalin me qindra foto. Një status nuk është në gjendje me shkrujt. Por kjo e ka Prindonin. Ja ka mshef shpenzimet e naftës. Prindoni ka punuar në ministri këtë e dimë. Gërvalla pagoi gjobë nga Agjencia e Privatësisë pasi nuk zbuloi shpenzimet e tij kur iu kërkua”, shtoi ai.

Related Articles