Maliqi: Feja islame ka pikëpamje pozitive për inteligjencën artificiale (VIDEO)

Maliqi: Feja islame ka pikëpamje pozitive për inteligjencën artificiale (VIDEO)

Imami Labinot Maliqi, ka folur në emisionin Rubikon mbi mënyrën se si feja islame e sheh inteligjencën artificiale.

Maliqi tha se Islami ka pikëpamje pozitive mbi shkencën në përgjithësi.

“Është çështje që u intereson edhe besimtarëve, fetë kanë këndvështrimet e tyre mbi risitë që shfaqen me kalimin e kohës, feja islame ka pikëpamje pozitive mbi teknologjinë në përgjithësi dhe mbi inteligjencën artificiale në veçanti, të cilën e konsideron si mjet i cili shërben për ta lehtësuar jetën e njeriut”, tha Maliqi.

Tutje Maliqi tha se kërkesa e parë e krijuesit ndaj atyre që i ka krijuar është që të lexojnë në emrin e Zotit që ka krijuar gjithçka.

“Nëse e shikojmë se cilat fjalë vijnë të parat, është fjala lexo në emrin e zotit, pra bashkohen dy gjëra të rëndësishme; shkenca dhe besimi dhe jo besimi dhe shkenca, renditja ka shumë rëndësi, sepse përmes leximit, studimit, hulumtimit dhe thellimit në misterin e natyrës dhe kozmosit e gjen edhe zotin më lehtë në argumente dhe jo të besohet krijuesi suprem i universit verbërisht pa qenë i bindur plotësisht”, tha Maliqi.

Related Articles