Syla: Një gardian më tha që Nagip Krasniqi po rrin në “tesha kat”, po mendon që kthehet në detyrë

Syla: Një gardian më tha që Nagip Krasniqi po rrin në “tesha kat”, po mendon që kthehet në detyrë
Gazetari Valon Syla ka regjistruar edhe batutën e radhës.

Në paraqitjen e sontme në Pressing, Syla ka ironizuar me të arrestuarin e fundit nga funksionarët e lartë, Nagip Krasniqin.

Kryeshefi Ekzekutiv aktualisht po qëndron në paraburgim, teksa gazetari ka thënë se njëri prej gardianëve i ka treguar që Krasniqi po qëndron në “tesha kat”.

Sipas tij, ai ka shpresa që do të rikthehet sërish në detyrë, me të përfunduar paraburgimin.

“Një gardian më tha që Krasniqi po rrin në kat tesha. Po mendon që kthehet në detyrë”, shtoi Syla.

Related Articles