Szunyog pas shpalosjes së programit nga kryeministri Kurti: Do ta përkrahim qeverinë në rrugën drejt BE-së

Szunyog pas shpalosjes së programit nga kryeministri Kurti: Do ta përkrahim qeverinë në rrugën drejt BE-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, për shpalosjen e programit me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë qeverinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Falënderoj kryeministrin Albin Kurti për ndarjen me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë pikëpamjet dhe planet e qeverisë së tij. BE-ja është e gatshme ta përkrahë qeverinë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Szunyog.

Related Articles