“Ta heki krytë”, Muzaqi reagon ndaj gjuhës së Hajdar Beqës në seancën e Kuvendit

“Ta heki krytë”, Muzaqi reagon ndaj gjuhës së Hajdar Beqës në seancën e Kuvendit

Deputeti i Vetëvendosjes, Besim Muzaqi, ka reaguar pas përplasjes që pati në Kuvend me deputetin e Partisë Demokraike të Kosovës, Hajdar Beqa, ku ky i fundit përdori gjuhë kërcënuese duke i thënë “ta heki krytë”, raporton Gazeta Enigma.

Mirëpo, Muzaqi përmes një statusi në “Facebook”, ka thënë se PDK-ja në mungesë argumenti po ofendon secilin.

“Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ndër të tjera Muzaqi.

Tutje, ai theksoi se pikërisht ata që po e vajtojnë me ‘lot krokodili’, e kanë vendosur Gjykatën Speciale mbi sistemin e drejtësisë.

“E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë  pikërisht ju”, shkruan Muzaqi.

Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një pdk që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin. Mos u turrni…Posted by Besim Muzaqi on Thursday, May 6, 2021

Related Articles