Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë qe Bashkimi Evropian duhet të lëviz me njohjen nga pesë vende që nuk e njohin Kosovën si shtet.
Në këtë mënyrë sipas saj do të kontribuonte në paqen për Ballkanin.
Në të kundërtën, sipas Tahirit, BE-ja do të përfundojë si dështuese e dialogut.
“BE duhet te leviz me njohjen e 5 vendeve te Kosoves. Ky do ishte kontribut per paqen ne Ballkan, perndryshe do te perfundoj si deshtuese e nje dialogu qe zgjati 12 vjet plus ne fund tensione ne rritje. Nese nuk ndodh kjo zgjidhja do te jet gjeopolitike”.
“Tashme kemi hyre ne epoken e luftes se ftohte gjeopolitike mes perendimit dhe lindjes. Vija gjeopolitike do te ndane Ballkanin ne keto linja. Ndersa sulmi hegjemon i Serbise ndaj Kosoves ishte nisje e terheqjes se vijes gjeopolitike ne Ballkan i nxitur nga Rusia; perendimi duhet te veproj tani!”, ka shkruar Tahiri.