Dy ndeshje zhvillohen sot në Albi Mall Superligën e Kosovës, vëmendja në kryeqytet

Dy ndeshje zhvillohen sot në Albi Mall Superligën e Kosovës, vëmendja në kryeqytet

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshjet e kësaj jave janë zhvilluar në mesjavë dhe me dy takimet e sotme pritet të përmbyllet me sukses kjo xhiro.

Përballja më interesante e ditës padyshim se pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina pret Dukagjinin.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00.

Në ndeshjen tjetër poashtu interesante do të luajnë në Drenas, Feronikeli ’74 me Dritën.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet gjithashtu nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Related Articles