Shefi i Grupit Parlamentar për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, u deklaruar se gjatë kësaj mbledhje pati debat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e energjisë.
Tahiri thekson se diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të Komisionit hetimor për energjinë.
Ai shtoi se iniciues i kësaj kërkese ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Qëndrimi i Grupit Parlamentar të AAK-së është i thjeshtë, kërkesa për një Komision hetimor për energji është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe nënshkrues të kësaj kërkese janë deputetët. Për vlerësimin tonë është e habitshme e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje të madhe se pse LVV e kundërshton themelimin. Pra çfarë janë duke fshehur?”, ka thënë Tahiri.