Tahiri i reagon Haxhiut: Problemet me pronën “Vicianium” i krijuat vetë

Tahiri i reagon Haxhiut: Problemet me pronën “Vicianium” i krijuat vetë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i është përgjigjur akuzave të ministres, Albulena Haxhiu, në lidhje me punimet që po zhvillohen në pronën e ish Motel Vicianum, raporton Gazeta Enigma.

Tahiri fajin e ka hedhur te vet ministrja, duke thënë se e njëjta ka refuzuar atë pronë t’iu kthejë komunës.

“Zonja Ministre”

Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve.

Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet!

Xhafer Tahiri, ka shkruar Tahiri në një reagim ndaj ministres Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar sot nga Komuna e Vushtrrisë të pezullojë punimet në pronën “Vicianium” derisa ka kërkuar nga policia që ta zbatojë vendimin e Ministrisë për ndërprerjen e punimeve në këtë objekt./Gazeta Enigma/

Zonja Ministre, Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në…Posted by Xhafer Tahiri on Saturday, May 29, 2021

Related Articles