Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e radhës për të procedurat pikat e papërfunduara, raporton Gazeta Enigma.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka thirrur në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen e faljes së gjobave për bizneset të prekura nga situata me COVID-19.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka kërkuar që këto gjoba të falen si për bizneset ashtu edhe për qytetarët, derisa ka theksuar se gjendja me COVID-19 është nja me virus është nën kontroll.
“Po e nisi fjalën duke thënë që për të gjithë ne është shume e qartë që gjobat e shqiptuara janë të ligjshme mbi mandatin nga Ligji për Menaxhimin e Pandemisë. Meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll, kemi hyrë në një fazë ku përveç shëndetit të qytetarëve edhe dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i AAK-së, tha se është e rëndësishme se si vendi i qaset efekteve të dëmshme që ka shkaktuar pandemia Covid-19.
“Është po aq e rëndësishme mënyra se si i qasemi këtyre efekteve në fazën afatshkurtër por edhe në baza të përditshme. Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese të shlyejnë këto borxhe,. Disa rrezikojnë mbylljen e plotë. E dyta është rritja e shkallës së papunësisë. Shumë biznese nuk po mund që të operojnë në mënyrën e njëjtë tek të punësuarit”, deklaroi ai.
“Rrezikon edhe të hyrat individuale dhe familjare të atyre që e humbin punën. Gjobat nuk kanë qenë të projektuara për të rritur buxhetin”, deklaroi ai.
“Vlerësojmë se pozicionimi krejtësisht jo parimor se falja e gjobave do të krijojë efektin e pabarazisë ,mendoj se është më tepër shmangie nga përgjegjësia. Konsiderojmë se falja e borxheve për bizneset do të ishte një hap pragmatik”, tha Tahiri i cili ka kërkuar t’a mbështesin iniciativën e partisë së tij për faljen e gjobave gjatë pandemisë.