Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar qasjen e deritanishme të Qeverisë në përgjithësi e të kryeministrit Kurti në veçanti.
Ndër të tjera ai tha se Kurti duhet t’i lë vizitat në Shqipëri, në Lezhë e Gjirokastër, pasi ato janë përditë aty, ndërsa Brukseli jo.
“E ftojmë Kurtin ta lë Lezhën e Gjirokastrën e këto tjerat, pasi janë aty përditë. Ai duhet ta vizitojë Brukselin”.
Tahiri gjthashtu tha se Kurti do të ishte më e përshtatshme të vizitonte vende që do t’i sillnin Kosovës vaksinën.
“T’i vizitojë qendrat e tjera të rëndësishme të cilat do të mund ta ndihmonin poashtu Republikën e Kosovës në sigurimin e vaksinës e cila siguron dhe shpëton jetë në vendin tonë” shtoi ai.