Ish-kryenegociatoria, Edita Tahiri, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka treguar se cka po kërkohet nga Kosova që të arrihet njohja reciproke me Serbinë.
Tahiri në Prime Time, ka deklaruar se kërkesat për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, asnjëherë nuk po bëhen të ditura as nga Presidentja Vjosa Osmani e as nga Kryeministri Kurti.
“Këtë po thojnë ndërkombëtarët, por këtë duhet ta tregojë kryeministri i vendit, por ai nuk po tregon asgjë, nuk është i hapur, nuk po tregohen të hapur se cka po kërkohet nga Kosova”, ka deklaruar ajo.