Me këngë shqipe, Barcelona publikon video të Lewandowskit dhe Gavit në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

Me këngë shqipe, Barcelona publikon video të Lewandowskit dhe Gavit në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

FC Barcelona në TikTok e ka publikuar një video të Lewandowskit dhe Gavit në ceremoninë e Topit të Artë mbrëmë.

Lewandowski fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë, kurse Gavi çmimin e lojtarit më të mirë të ri.

“Kaq shumë talent mes këtyre dyve”, ishte përshkrimi i videos së katalonasve në TikTok.

Por, ajo që merr vëmendjen është fakti se videoja përcillet me një këngë shqip.

Faktikisht është një remix i këngës “Habibi” i DjGimi-O, Ricky Rich dhe Dardan.

Related Articles