Tahiri: Kurti po i konsideron platformë të mjerueshme katër propozimet e tij përballë palës serbe

Tahiri: Kurti po i konsideron platformë të mjerueshme katër propozimet e tij përballë palës serbe

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha se pikat e propozuara nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e parë përballë palës serbe në Bruksel, po i konsideron platformë të mjerueshme.

Diplomatja kosovare thotë se ky është dialog i fazës finale dhe Kurti është dashur të paraqes si pikë të parë kërkesën për njohje reciproke në mes të dy shteteve, në kufijtë aktual.

Në një interviste për KosovaPress, Tahiri thekson nevojën që dialogu me Serbinë të mirret seriozisht nga kryeministri i Kosovës, dhe sipas saj, Kurti duhet të shkojë në takimin e dytë me një platformë të votuar nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas Tahirit, Kurti është paraqitur i papërgatitur në takimin e parë përballë palës serbe në Bruksel.

Ajo vlerëson se Kurti ka gabuar duke shkuar në takim pa një rezolutë dhe platformë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Related Articles