Tahiri: Mjafton që Asociacioni të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës

Tahiri: Mjafton që Asociacioni të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga asociacioni, veç se duhet të jenë të informuar, raporton Gazeta Enigma.

Tahiri ka theksuar se mjafton që Asociacioni të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Nuk e di pse frikësohen njerëzit. Është i njëjti problem sikur ai i vitit 2002, kur atëbotë flitej për decentralizimin. Pra, në parim nuk ishte gabim, por njerëzit e merrnin me frikë. Ashtu është edhe tash me asociacionin. Veç le të jetë sipas Kushtetutës.Duhet ta keni parasysh, as serbëve të Shtërpcës nuk i konvenon një asociacion me kompetenca ekzekutive, pasi ashtu komunës së Shtërpcës do t’i merrej kompetenca”, tha ndër të tjera Tahiri në Kanal10.

Related Articles