Tahiri: Në Kosovë fukarallëk, për Shqipërinë na djeg zemra

Tahiri: Në Kosovë fukarallëk, për Shqipërinë na djeg zemra

Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka thënë se problemet në shëndetësi dhe arsim janë të prekshme për qytetarët, ndërsa ka theksuar se zhvillimet në Shqipëri i prekin emocionalisht shqiptarët kudo që jetojnë.

Ai ka përmendur vështirësitë me të cilat përballen qytetarët në sistemin shëndetësor dhe në shkollat publike, duke thënë se këto probleme njihen nga përvoja e përditshme.

“Me shëndetësi, kur të ballafaqohesh me QKUK-në, e di çfarë është ta çosh nënën, babanë, djalin apo vajzën. Edhe me arsimin, ne që i kemi fëmijët në shkolla publike, i dimë problemet thelbësore”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se situatat e vështira në Shqipëri shkaktojnë dhimbje dhe shqetësim te shqiptarët.

“Çka shohim në Shqipëri, na dhemb zemra, nuk na vjen mirë. Kush frymon dhe mendon shqip, kur e sheh ka digjet Shqipëria, i dhemb zemra dhe nuk rri rehat në shtëpi”, ka deklaruar Tahiri.

Related Articles