Tahiri nga Strasburgu: Anëtarësimi i Kosovës në KiE ishte një ndër kryetemat

Tahiri nga Strasburgu: Anëtarësimi i Kosovës në KiE ishte një ndër kryetemat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur dinamike ditën e parë të sesionit të dimrit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai tha se shihet qartë që anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është një ndër kryetemat.

“Te grupi politik i EPP-së e trajtova kërkesën dhe nevojën që Kosova të anëtarësohet sa më shpejtë, përedrisa në këtë grup fola për tendencat e Serbisë për të tensionuar, jo vetëm Kosovën, por edhe Ballkanin Perëndimor si një agjendë ruse, e cila qëllim të vetëm ka destabilizimin e këtij rajoni”, shkroi ai në Faebook.

Tahiri tha se e falënderon deputetin gjerman, i cili kërkoi që të shtrohet pyetje nga deputetja e Norvegjisë, Ingjerd Schou, “që do të flas në emër të EPP-së rreth Kosovës në sesionin plenar me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim”.

“Në margjina të ditës së parë pata nderin të takoj deputetë të vendeve të ndryshme të BE-së, të komunikoj me ta rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim. Po ashtu, ishte kënaqësi e veçantë që të takoj grupin nga Jordania, vend i cili ka një status të veçantë në Këshillin e Evropës, me të clët shkëmbyem diskutime dhe komunikime që ndërlidhen me bashkëpunimin tonë bilateral”, shtoi ndër të tjera ligjvënësi opozitar.

“Po ashtu, e urova miken time Maria nga Ukraina, e cila u zgjodh kryesuese e Komitetit për Barazi dhe Anti-diskriminim, komitet në të cilin unë jam anëtar. Nesër, vazhdon dita e dytë, po ashtu, me shumë angazhime”.

Related Articles