Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se opozita duhet t’i shpallë “vijat e kuqe”, për takimin e radhës në Bruksel, ku më 14 shtator do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas Tahirit, vijat që duhet të vendosen nga opozita janë ”JO kompetenca ekzekutive për asociacionin, JO nivel i trete i qeverisjes, PO zbatim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për statutin e asociacionit”, ka shkruar Tahiri.
“Opozita duhet te shpalle ‘vijat e kuqe’ per takimin e radhes se dialogut te Brukselit, sic jane: JO kompetenca ekzekutive per asociacionin, JO nivel i trete i qeverisjes, PO zbatim te plote te vendimit te Gjykates Kushtetuese per statutin e asociacionit; te mos befasohemi qe Kurti te dal me statut ne ate takim, te cilen po e bene ‘nen rrogoz’”, shkroi ajo.