Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e ka kritikuar Qeverinë Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se tha se partia e tij nuk do ta të lejojë që dështimi i pushtetit, të bëhet dështim i Kosovës.
“Si Grup Parlamentar i PDK-së, në këtë sesion pranveror, do ta ballafaqojmë pushtetin me fotografinë e degradimit që ky pushtet ia ka mveshur Kosovës, por edhe nuk do të lejojmë që dështimi i pushtetit, të bëhet dështim i Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ai tutje ka thënë se Seanca e parë të Kuvendit të Kosovës për vitin 2023 që do të mbahet të mërkurën do të duhej të fillonte me agjendë të re për këtë sezonë e jo të diskutohen pikat e papërfunduara në shtator të vitit të kaluar.
“Në një Kuvend efikas e në rrethana normale, vitin 2023 do të duhej ta nisnim me agjendë të re për sesionin e ri pranveror, por ja që nesër Kuvendi do të mblidhet për pikat e papërfunduara të 15 shtatorit, 2022, pika me të cilat pati nisur sesioni vjeshtor. Kjo flet për “efikasitetin” mazhorancës së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Për më keq, pikën e parë të rendit të ditës, nesër do ta prezantojë ministrja Rozeta Hajdari, e dënuar me vendim gjykate për mos deklarim të pasurisë. Kjo flet për integritetin e kësaj qeverie. Integritetin ‘alla’ “Martin Berishaj & Coo”, ka shkruar Tahiri.