Tahiri pyet Qeverinë nëse janë në gjendje të zotohen se brenda 10 ditësh merr fund reduktimi i rrymës

Tahiri pyet Qeverinë nëse janë në gjendje të zotohen se brenda 10 ditësh merr fund reduktimi i rrymës

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur Qeverinë nëse janë në gjendje t’u thonë qytetarëve që reduktimet do të përfundojnë brenda 10 ditësh.

Gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për krizën energjetike, Tahiri tha se edhe pse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë më keq se Kosova në këtë aspekt, qytetarët e këtyre dy shteteve nuk po përballen me reduktime ashtu si kosovarët.

“I vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që qytetarët janë të prekur me rrymë është Kosova. Kriza i ka përfshirë të gjithë. Reduktime nuk ka as në Maqedoninë e Veriut e as në Shqipëri. Këtë e kam të konfirmuar në rrugë zyrtare nga zëvendësministri i Maqedonisë dhe ministri përkatës në Shqipëri”.

“Edhe pse janë më keq se ne, këto dy vende qytetarët e tyre, për asnjë orë të vetme nuk e kanë përjetuar reduktimin e rrymës, kurse ne me orë të tëra. A jeni në gjendje të zotoheni se brenda 10 ditësh do të marrë fund reduktimi i energjisë në Kosovë? A jeni në gjendje t’u thoni qytetarëve që reduktimet do të përfundojnë brenda një jave? Gjendja në Prishtinë është pak më e mirë, por në qytetet e tjera jo, në Anamoravë është tmerr, në Viti poashtu”, tha Tahiri./Gazeta “Enigma”/

Related Articles