Tahiri: Qeveria të mobilizohet sa më shpejtë në fenomenin e dhunës seksuale

Tahiri: Qeveria të mobilizohet sa më shpejtë në fenomenin e dhunës seksuale

Për ngjarjen skandaloze që ka ndodhur gjatë të martës së kaluar (11.05.2021), ne shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ka reaguar edhe Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili ka thënë se qeveria duhet të mobilizohet sa më shpejtë sa i përket shqyrtimit të fenomeneve të rrahjes, bullizmit, abuzimet seksuale dhe psikologjike.

Ai përmes një shkrimi të tij tha se raste si këto duhet të trajtohen me urgjenc.

Postimi i plotë:

Trekëndëshi, shkollë (institucione) – nxënës – prind, është dobësuar, duke sjellë probleme zinxhirore për secilin prej këtyre palëve. Mungesa e fokusit në problemet sociale (shoqërore), po na shpërfaq dukuri të pazakonta e të rrezikshme për shoqërinë.
Raste si këto, nuk mund të trajtohen, veçmas nga ambienti i përgjithshëm social, reagimet në raste, nuk prodhojnë zgjidhje për sfidat që na presin si shoqëri. Shtimi i fenomeneve dhe rasteve devijante e të rrezikshme, janë prezente, e me tendencë të përhapjes. Rrahjet, bullizmi, narkotikët, dhuna, abuzimet psikologjike dhe seksuale, po rrezikojnë të kthehen në fenomen. Andaj, kjo nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, por e shoqërisë në përgjithësi.
Andaj, mobilizimi i qeverisë, akterëve publikë e institutucionalë, duhet të jetë urgjent e sistematik në adresimin e këtyre sfidave. Debati e fokusi, përtej konfrontimeve e diskursit të egër, duhet vendosur në problemet reale. MASHT VEPRO!

Trekëndëshi, shkollë (institucione) – nxënës – prind, është dobësuar, duke sjellë probleme zinxhirore për…Posted by Besnik Tahiri on Sunday, May 16, 2021

Related Articles