Tahiri reagon pas kërcenimit të ministrit Rakiq: Është përgjegjësi e Kurtit nëse do ta mbajë në kabinet

Tahiri reagon pas kërcenimit të ministrit Rakiq: Është përgjegjësi e Kurtit nëse do ta mbajë në kabinet

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas paralajmërimit të drejtorit të ashtuquajturës zyra për Kosvën në qeverinë e Serbisë, se Serbia do të synojë që zgjedhjet e tre prillit t’i mbojë edhe në territorin e Kosovës.

Tahiri ka thënë se asnjë ministër nuk mund ta kërcenoj Kosovën, derisa shtoi se për deklaratën e ministrit Rakiq, sipas tij e ka përgjegjësi kryeministri Kurti nëse do ta mbajë ende në kabinet.

“Ai nuk është kërcënim. Reciprociteti është një pozicion politik, nuk mundet me kërcënu një ministër, një shtet. Ai është një pozicion i ministrit Rakiq të cilin duhet të ia adresojë kryeministrit, pastaj kryeministri e ka detyrën e vet kushtetuese nëse do ta mbajë në kabinet një ministër që jep pozicione të tilla politike apo jo. Nuk mund ta kërcënoj shtetin as një ministër, as serbë as shqiptar”, tha Tahiri.

Ai tutje ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë opozitë kurdo që në Kuvend diskutohet për ndonjë temë që prek interesin e shtetit.

Tahiri shtoi se gjatë seancës për synimin e Serbisë për të organizuar referendum në Kosovë, nuk është dashur të ketë fare debat.

“Unë kam shkru tek kryetari i Kuvendit dhe i kam thënë që nëse kjo kthehet në një seancë ku deputetët tregojnë cili është ma patriot se tjetri, atëherë ne do t’i tregojmë qeverisë, për gabimet që i ka bërë në gjatë gjithë kohës. Në këto tema nacionale, kombëtare, ku preket interesi i shtetit, ne nuk bëjmë opozitë. Mirëpo ne do ta themi atë, po e them edhe sot që menaxhimi i situatës është shumë i dobët, është politikë e para aktit të kryer”, tha Tahiri para medieve. /Gazeta Enigma/.

Related Articles