Tahiri shpalos tenderat e Krasniqit që ka nënshkruar këta muaj: 72 mijë euro, 30 kontrata një burimore

Tahiri shpalos tenderat e Krasniqit që ka nënshkruar këta muaj: 72 mijë euro, 30 kontrata një burimore

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme thotë se ka nxjerr tenderat që kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka nënshkruar pesë muajt e fundit.

Tahiri thotë se KEK ka nënshkruar në vlerë prej 72 mijë eurove, 30 kontrata burimore.

“Për me pa Nagipin dhe punën e tij e kam bërë një hulumtim, ku i kam nxjer tenderat një burim për pesë muajt e fundit që ka nënshkruar Krasniqi. Për 5 muaj, KEK ka nënshkruar në vlerë prej 72 mijë euro 30 kontrata një burimore. Nëse i sheh këto kontrata, e sheh abuzimin e madh të cilin e ka kry shefi i KEK-ut. Që të bësh kontratë një burimore me vlerë prej 1 milion e 730 mijë euro, kjo nuk do koment sepse është një kontrat ku vjedh dhe asgjë më shumë”, tha Tahiri.

Related Articles